Instituti Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë është duke dhënë mbështetje me këshillim profesional për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili sot ka pritur në një takim të veçantë ekipin e këtij instituti.
“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, ka njoftuar ministri Maqedonci nëpërmjet një postimi.