Institucionet mikrofinanciare (IMF) kanë arritur të inkasojnë 55.5 milionë euro në emër të interesit gjatë periudhës janar- nëntor të vitit që lëmë pas
Si rrjedhojë e këtyre të hyrave, këto institucione kanë arritur të kenë profit neto prej 16.7 milionë eurove.
Sipas “Sistemit Financiar mujorë- nëntor 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në 11 mujorin të vitit që lëmë pas, IMF-të kanë arritur të inkasojnë 62.6 milionë euro, prej të cilave 55.5 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, raporton Gazeta10.
IMF-të fitimet kanë arritur t’i trashin fitimet falë kredive dhe lizingjeve, ku pjesa më e madhe e të hyrave del të jetë nga interesi.
Deri në muajin nëntor janë lëshuar 449 milionë euro kredi dhe lizingje, që përbën një rritje prej 27 për qind.
Norma e interesit në kredi dhe lizingje është raportuar të ketë qenë 18.7 për qind.