Infermierët e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK) kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për të enjten, më 15.02.2024, në orën 12:00.
Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) thotë se ka trajtuar në vazhdimësi ankesat e këtyre infermierëve.
“Në vazhdën e kërkesave të tyre të trajtuara edhe nga OIK janë krijimi i drejtorisë së infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komunitetit infermieror në Ligjin e Pagave” – thuhet në njoftim.
OIK ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje institucionale për këto kërkesa, përfshirë edhe pagesat për punë gjatë vikendeve, festa, rrezikshmëri dhe pagesën e orëve shtesë.
Infermierët e punëtorë të tjerë shëndetësorë patën protestuar edhe më 05.04.2023 për të shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientin sipas Ligjit të ri të pagave.