Është inauguruar “Muri i Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael në Parkun e Qytetit në Prishtinë.
Kjo u bë në shenjë mirënjohjeje për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ai gjerman Johan Rohde, kreu i Prishtinës Përparim Rama etj.