Imami Fadil Musliu i ka quajtur jokurrizorë ata që organizojnë festa të shfrenuara me alkool e lakuriqësi menjëherë ditën e Bajramit.
Në një paraqitje për lajmi.net, Musliu shtoi se është e pakuptimtë që për 30 ditë të agjërohet dhe pastaj të kalohet në një festë ku organizatori siç tha ai, është jokurrizor dhe ka synime të tjera.
Madje, përmes kësaj paraqitjeje, ai u bëri thirrje të rinjve e të rejave që t’i zbatojnë urdhrat e krijuesit dhe mos të bëhen pjesë e festave të tilla degjeneruese.
“U bëj thirrje të rinjve e të rejave që të shkojnë mysafir e të takohen me njerëz, sepse është festë. Çdo dëfrim është i mirëseardhur, por jo të teprohet. Në këtë botë ka rregulla të caktuara. Këto rregulla, në fe janë të shkruara nga krijuesi”, tha ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe storia e plotë: