Veprimi i kryeministrit, Albin Kurti për mos përgjigjen e tij në pyetjet e opozitës del të jetë jokushteteues.
Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova, monitoruesi i Kuvendit nga IKD-ja, Naim Jakaj.
“Në nenin 97 të Kushtetutës së Kosovës përcaktohet qartë, qeverisa e ka obligim t’i përgjigjet kuvendit për nga fushëveprimtaria dhe dikasteret që ministritë e caktuara qeverisin.” – ka thënë Jakaj.
Ai tutje ka thënë se qëndrimi i opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare mund të ndryshojë nëse ekzekutivi do të zgjidhte dialogimin.
Veprimi që Kurti vendosi ta merr, del se nuk ka ndodhur më herët nga asnjë udhëheqës i Qeverisë së Kosovës.