Analisti Ilir Ibrahimi deklaroi se pozicioni i Kosovës nuk është i mirë ndaj SHBA-së, për shkak që siç tha që disa herë Qeveria e Kosovës po bën veprime që pastaj amerikanëve po i duhet t’i “nxjerrë nga lloçi”.
“Hovenier doli sot në konferencë shtypi për t’i demantuar ato që u thanë nga zyrtarët kosovarë në dy ditët e fundit se marrëdhëniet janë të pacenueshme”.
“Marrëdhëniet nuk janë normale, pra partneriteti ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së është i cënueshëm. Këtë e tha në gjuhë më të ashpër O’Brien”, tha Ibrahimi nëPressing, transmeton Express. Ai ripërsëriti se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë shqetësuese për Kosovën.
“Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të O’Brien. Të vije puna që këta zyrtarë (O’Brien dhe Hovenier), ta kenë një deklaratë të tillë është shqetësuese, jam i sigurt që O’Brien nuk e ka thënë lehtë këtë gjë, i është dashur shumë që ta bëjë një deklaratë të tillë për Kosovën. Pozicioni i Kosovës nuk është i mirë, nuk është vetëm puna e dinarit”.
“Po bëhen disa herë, ku Qeveria po ndërmerr veprime të tilla që i duhet Administratës Amerikane t’i nxjerrë nga lloçi. Siç duket këta (amerikanët) janë lodhur”, shtoi ai.