Një person sot ka vdekur në një aksident në Rahovec. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se viktima është daja i tij.
Nga një aksident i rëndë që ndodhi të hënën, një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar.
Deputeti Korenica, përmes një shkrimi në Facebook, tregon se daja i tij vdiq sot në atë aksident.
Postimi i plotë i deputetit nga Rahoveci:
Të Zotit jemi dhe tek Ai e kemi kthimin!
Sot paradite në një aksident trafiku ndërroi jetë daja im, haxhi Ramadani, i biri i haxhi Qamilit.
Allahu e faltë dhe e mëshiroftë!
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë pas kryerjes së obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.