Një 28-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.
Viktima kishte shkuar me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.
https://permbledhja.com/qe-30-vite-ne-finlande-mergimtari-ne-lot-derisa-flet-per-familjen-dhe-vendlindjen-e-tij/
Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.
Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit, njofton A2Cnn.
https://permbledhja.com/pse-duhet-te-ruhet-24-ore-kfor-flet-per-sigurine-ne-manastirin-e-decanit-dhe-incidentin-e-fundit-serioz-atje/