Dje u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një person ka marrë lëndime të rënda në vendin e tij të punës, të cilat dolën të jenë fatale për të.
Viktima, rreth 18-vjeçar vdiq në QKUK, pasi nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve.
Siç thonë sinjalizuesit, i riu që humbi jetën është A.Krasniqi, të cilit derisa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.
Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transportuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.