Një person i mitur dyshohet se ka ekspozuar një armë zjarri, në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës.
Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17-vjeçarit, i cili ka pranuar që ta dorëzojë armën bashkë me karikator dhe fishekë.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.