Ish kryenegociatori i dialogut, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për deklaratën ndaj SHBA-ve dhe BE-së, derisa ka thënë se deklarata e tij është citim për anale të historisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti nuk duhet të shkarkohet nga opozita e askush, pasi është zgjedhur nga populli dhe i takon popullit të Kosovës që të përballet me të mirat dhe të këqijat e tij.
Postimi i tij i plotë:
Me thanë që “SHBA dhe BE po kërkojnë me shkel ligjin po ne s’pranojmë kompromise të tilla” është citim për anale të historisë. Një njeri në botën demokratike e ka vështirë të ju besoj veshëve kur kjo thuhet nga një Kryeministër i një vendi demokratik.Gjuha dhe retorika e politikës zyrtare të Kosovës nuk është gjuhë e panjohur as për shqiptarët e as për Europën. E kemi parë më herët dhe i kemi pa po ashtu edhe pasojat për secilën palë.Megjithatë Albin Kurti nuk duhet të shkarkohet nga opozita e as nga askush. I mirë e i keq populli i Kosovës e ka zgjedh dhe i takon popullit të Kosovës me u përball me të mirat dhe të këqijat e tij.
Nëse janë 45% analfabet siç thotë VV në dokumentet e saj hajrin ja pafshin se është dasht me u shkollu e me ditë me rezonu të pakten baziken. Kish me i mbetë marak shumëkujt në këtë vend me pa politikën e Albinit qysh “menquria” e tij po e mund globalizmin e me i shku deri në fund. Shko shko. Punë luanash është kjo.Dy opcione të perspektivës ekonomike të kësaj politike për gjeneratat e reja nuk duket se cenohen. E para me lëshu Kosovën e me u bo diasporë e me sha, vra e pre në rrjetet sociale këdo në Kosovë dhe opcioni i dytë, për disa vite për ata që mbesin shansat janë të mira që me shku në Maqedoni me vjel domate se pritet që mirë do të paguhet. Këtë fat patën të tjerët. Jo në Maqedoni por në vende fqinje aty ku i kanë qëllu.