I dyshuari për vrasje në 2003 ekstradohet nga Amerika në Kosovë, kërkohet paraburgim për të

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se kërkohet paraburgim ndaj një të pandehuri të ekstraduar nga SHBA.

Njëkohësisht kanë treguar për aktvendimi e marrë, për rifillimin e hetimeve ndaj të pandehurit D.LL, shkruan lajmi.net.

Ndaj tij është kërkuar edhe paraburgim, për veprat penale vrasje dhe mbajtje e pa autorizuar të armëve dhe municionit.

Personi në fjalë është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtarë dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, pas një vrasje të kryes më 12 korrik të 2003-tës.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit të ekstraduar nga SHBA, për veprën penale të vrasjes dhe veprën penale, mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit
Gjakovë, më 8 shkurt 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për rifillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet D.LL.
I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë, nën dyshimin se me dt. dt.12.07.2003, ka kryer veprën penale të vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së, si dhe veprën penale mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit nga neni 8 par.8.5 lidhur me par.8.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/7.