Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që dënoi sot ish-ministrin e tij, Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv lidhur me rastin e 53-milionëshit.
Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Lekajt dhe se Gjykata e Apelit do ta lirojë nga çdo akuzë.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj.