Hykmete Bajrami thotë se nëpër dyqane në Veri dhe pjesë tjera serbët ende paguajnë me dinarë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti nuk e ka arritur që të ”shtrij sovranitet në pjesën veriore të Kosovë”, teksa shtoi se e gjithë kjo çështje është si mbulim i dështimeve të Qeverisë Kurti.
”Jam shumë e sigurt se në katër komunat veriore, edhe në pjesët tjera me shumicë serbe jam e bindur se ka mundësi që transaksionet në dyqanet e lagjes kryhen me dinarë”, tha Bajrami.