Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Fatmir Humolli ka thënë se nëse varet nga ai, do ta rrëzojë qeverinë.
Këto deklarime Humolli i bëri në një adresim të drejtpërdrejt në Debat Plus.
https://permbledhja.com/rrufeja-godet-aeroplanin-ne-aeroportin-adem-jashari-i-cili-po-bartte-pasagjere-nga-zvicra/
Tutje ai tha se ka deputetë të pakënaqur në të gjitha partitë, madje edhe në Lëvizje, sepse sipas tij, ai është momentalisht pjesë dhe duhet të llogaritet.
“Në të gjitha partitë ka deputetë të pakënaqur. Edhe në VV, sepse unë jam në VV dhe jam i pakënaqur. Nëse kjo qeveri nuk ndryshon pozitivisht, unë nuk do të votoj.
U them, udha e mbarë juve, s’kam mundësi me bashkëpunu me juve. Nëse pas dy vitesh, qeveria varet nga vota ime, do të votoj kundër. Pra do ta rrëzojë qeverinë”, tha ndër tjerash Humolli.