Bujar Muli i njohur ndryshe edhe si “Hulku i Kosovës” ka hyrë zyrtarisht në librin e Guinness për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup.
Për këtë ka njoftuar Libri i Rekordeve Guinness nëpërmjet uebfaqes zyrtare në internet dhe vetë vushtrriasi përmes një njoftimi në Facebook.
“Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kilograme dhe është arritur nga Bujar Muli, më 15 korrik 2023”, thuhet në njoftimin e Guinness, duke shtuar se ai kishte thyer rekordin me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.
I ngazëllyer për njohjen e këtij rekordi nga Guinness, vushtrriasi publikoi dy fotografi në Facebook bashkangjitur me postimin ku bën të ditur arritjen e tij.