Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punën e tyre.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ekzekutivi i tanishëm nuk është duke punuar si duhet dhe sa duhet për politikën e jashtme.
“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj.