Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur akuzave të zëvëndëskryeministrit Besnik Bislmi se opozita ka qenë pengesë e qeverisë në procesin e dialogut dhe se në shumë raste partië opozitare kanë qënë në një linjë me Serbinë.
Hoxhaj tha për RTV21 se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti është ajo që në këto tri vite ka qenë në një linjë me Serbinë e cila sipas tij, ka pranuar zyrtarisht që Serbia s’ka nevojë ta njeh Kosovën.
“Z. Bislmi është dikush që më së paku merr vesh në negociata e dialog dhe kjo është situata kur për herë të parë Kosova ka pranuar një draft të asociaiconit që është autonomi e plotë edhe politike edhe territoriale edhe fetare duke përmbysë pakon e Ahatisarit duke përmbysë rendin kushetues dhe duke heq dorë që këta ta propozojnë një draft-statut dhe ti’a lënë Lajcakut..dhe për këtë Bislimi duhet ta japë llogari dhe mënyra më e mirë për ta ndërruar temën është ta sulmojë opozitën kështu që se marr seriozisht dekl e tij. Në një vijë me Serbinë qëndron hisorikisht në këto tri vite qeveria e Kosovës e cila ka pranuar zyrtarisht që Serbia s’ka nevojë ta njeh Kosovën
Zëvëndëskryeministri Besnik Bislmi, në një intervsitë për Televizonin Publik të Kosovës tha se një pengesë për qeverinë në dialog ka qenë zëri i opozitar, duke thënë se në shumw raste qëndrimi opozitar ka qenë në përputhje me Serbinë.