Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtën Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, përcjell Reporteri.net.
Hoxhaj, në Konferencë të pranishmëve, nga ku kishte edhe shtetar të NATO-s, tha se Kosova e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
Por, Hoxhaj gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.