Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.
Nënkryetar i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës dhe këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë, shkroi ai.
E kjo, sipas Hoxhajt, tregon që, Palestina, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj.
“Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme.”, ka shkruar Hoxhaj.
“Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme.”, ka thënë ai në këtë postim.