Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit rrit urgjentisht shkallën e sigurisë së Kosovës
Muharrem Kafexhiu
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka komentuar sërish sulmin në Bansjkë të Zveçanit.
Hovenier për Zërin e Amerikës tha se ShBA do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit.
Hovenier për Zërin e Amerikës tha se se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, të cilën e cilësoi të brishtë pas ngjarjeve të 24 shtatorit.
“Jam dakord që siguria e Kosovës është një pëparësi shumë e lartë. Unë besoj, qeveria ime beson se një nga mënyrat për të rritur urgjentisht sigurinë e Kosovës është përmes zbatimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të zbatimit. Kjo do të rrisë jashtëzakonisht sigurinë e Kosovës. Prandaj, ne mendojmë se është kaq urgjente të ecim përpara në dialog për ta arritur këtë”, tha Hovenier.