Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka njoftuar se ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të SHBA-së që jetojnë në Kosovë.
Këë e ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovë në platformën “X”.
“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA-ve që banojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjonte për të gjitha përvojat tuaja dhe ndau më shumë informacion se si funksionon Ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.