Hovenier: S’ishim të njoftuar për rregulloren e BQK’së, kjo çështje nënvizon sa urgjent është Asociacioni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i tha RTV21 se Qeveria e Kosovës duhet ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore.

Ai tha se as SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por është e shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet pas marr parasysh disa realitete.

Ambasadori Hovenier në një intervistë ekskluzive për ”Click” të RTV21 ka folur edhe për ndikimet që do të ketë zbatimi i kësaj rregulloreje në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Hovenier gjithashtu tha se nëse Qeveria e Kosovë nuk i dëgjon këshillat e tyre, është e qartë se Kosova do përballet me ”pasoja në cilësinë e partneritetit tonë”.

Hovenier tha se besojnë kjo qeveri duhet ta miratojë, draftin statutin e Asociacionit dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.