Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë sot se ajo çfarë ndodhi në Kosovë, qe një sulm serioz i rëndë.
Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave.
”Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë”.
”Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka enë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur”.
”Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë”.
”Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.
”Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike”.
”Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”.