Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast ka folur rreth draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, draft-statuti i Asociacionit nuk ka autoritet ekzekutiv dhe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, raporton Klan Kosova.
“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere”, ka thwnw ambasadori amerikan.
“Ne besojmë se është në përputhje me kushtetutën. Por është vetëm një entitet që mund ta bëjë vlerësimin e plotë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese. Siç ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në Kuvend, kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese para se të hyjë në fuqi”, ka potencuar ambasadori Jeffrey Hovenier.