Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, tha se ata që po e udhëheqin tani qeverinë, dikur nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri.
Sipas ish-kryeministrit tani qeveritarët e sotëm paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje.
“Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 milionë euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 milionë. Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera”, shkroi Hoti.