Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Bashkë me Hotin në takim ishte edhe deputeti tjetër i LDK-së Driton Selmanaj.
Njoftimin për takimin trepalësh e ka dhënë vet Hoti në Facebook.
Sipas tij ky takim u karakterizua me biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar Hoti.