Ish-kryeministri dhe Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen midis KEDS’it dhe Elektroseverit.
Lidhur me këtë ai i ka bërë të ditura pyetjet që ka parashtruar.
- Kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroserverit?
- Ju lutem të dërgoni kopjen e kësaj kontrate.
- A është regjistruar Elektroserver si kompani sipas ligjeve të Kosovës?
- Ju lutem të dërgoni regjistrimin biznesor të Elektroserverit.
- A ka marrë Elektroserver licencë nga ZRRE për operim? A mund të cekni numrin e licencës?
Hoti ka thënë se kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe se ka shumë konfuzione për mënyrën e marrëveshjes.
“Kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe ka shumë konfuzione lidhur me mënyrën e marrëveshjes. Sipas raportimit të ZRRE-së në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Financa dhe Transfere, Qeveria e Kosovës ka pagur 113 mil euro për energjinë e shpenzuar në komunat në veri në vitin 2021 dhe 2022’’, ka thënë Hoti.
Në fund, ai ka shtruar pyetjen se a qëndron ende deklarata e Kurtit për Elektroseverin
“A qëndron ende deklarata e Kryeminstrit Kurti se: Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi; nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë shpërndarja edhe furnizimi duhet të kthehet në pronë publike; nëse këtë nuk e bën KEDS-i duhet ta bëjë Qeveria?!”