Hoti arsyetohet për kohën sa ishte kryeministër: Covidi nuk më la t’i kryej punët

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është arsyetuar me faktin se Covidi nuk e ka lënë t’i kryej punë.

Shkak për këtë ishte mbyllja e domosdoshme e bizneseve, pra punëtorët të mos punonin.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje për lajmi.net, ndërsa foli edhe për shumëçka tjetër rreth karrierës së deritanishme.

“U deshtë të mbylleshin bizneset, punëtorët të mos punonin”, pohoi veç tjerash Hoti.

Në intervistën përkatëse, ai shënoi edhe disa kritika për ekzekutivitin, në veçanti ato për rrugëtimin integrues, për të cilin Hoti thotë se ka qenë i mangët thuajse në tri vitet e fundit.