Momenti fillon tani, Shqipëria ka çelur zyrtarisht negociatat me BE.
Pritja e gjatë është finalizuar sot me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel që shënoi çeljen e negociatave për anëtarësim e plotë të vendit në bllokun Evropian.
“Sot unë jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushur me lumturi, asnjëherë nuk mendoja të gjeja lumturi në këtë ndërtesë, janë të mbushura me vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të BE dhe të mbushura me shpresë miti dhe politika do copëtohen. Se një ditë do kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe mos jemi të detyruar të rrokullisemi mbrapa. Ai vend në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi që ne i përkasim gjithmonë, në familjen evropiane”.
https://permbledhja.com/borxhi-milionesh-ndaj-spitaleve-turke-fondi-per-sigurime-ua-hedh-fajin-qkuk-se-e-msh-se/
Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij në Bruksel gjatë Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Pjesëmarrësit e duartrokitën Ramën, ndërsa drejtuesi i kësaj konference tha se ky është pikërisht momenti zyrtar i çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Momenti nis tani”, tha ai, duke shënuar një çast historik për Shqipërinë.
Kjo ditë sa entuziaste na ngre dhe pyetje se sa vite të tjera do t’i duhen Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE pas çeljes zyrtare të negociatave që erdhën si rrjedhojë e zhbllokimit të ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut.
Zhvillimet për konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel
Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Rama e vuri theksin te zbatimi i reformave në vend dhe veçanërisht reformës në drejtësi.
“Integrimi i plotë në Evropë për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u refuzuam për tre vite me radhë ne i vazhduam reformat tona, veçanërisht reformën në drejtësi. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur janë vendosur, Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.
https://permbledhja.com/hapja-e-negociatave-rames-nuk-i-besohet-borrell-thote-se-shtetet-i-duhen-be-se/
Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me BE në Bruksel. “Nuk më besohet qe kjo po ndodh”, tha Rama duke iu referuar çeljes zyrtarisht të negociatave. Rama tha se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përgëzuar Shqipërinë për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka lavdëruar atë për fqinjësinë e mirë. Borrell, në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, tha se për këtë çështje mbështetet në Shqipërinë, raporton Gazeta Express.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel. Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.
Ka nisur këtë të martë Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, RMV dhe BE që shënon çeljen e negociatave. Në fjalën e tij përfaqësuesi i BE-së bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Shqipëria pritet që sot të çelë negociatat me Bashkimin Europian, 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli deklaroi se Shqipëria sot “jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, por është “në pararojë të të gjithëve”.
Ka ardhur reagimi i parë nga PD për konferencën e parë Ndërqeveritare në Bruksel, që shënon dhe çeljen zyrtare të negociatave për Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan se nuk ka kohë për festë por politika të reflektojë dhe të prodhojë një politikë që i shërben integrimit.
Në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë nuk kanë munguar urimet nga përfaqësues të huaj që e kanë ndjekur këtë proces. Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka shkruar në Twitter se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj.
Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nga Brukseli.
Von der Leyen: Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.
https://permbledhja.com/ky-eshte-pronari-i-kafiterise-ne-malisheve-qe-rrahu-kamarierin/
Nga Brukseli në ditën historike të çeljes zyrtare të negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin në BE, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të falenderojë liderët evropianë, duke specifikuar dy prej tyre, që sipas kreut të qeverisë pa të cilëy nuk do të ishte bërë i mundur ky hap i shumëpritur. Kryeministri Rama ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që kulmoi këtë të martë me hapjen e negociatave.
“Ky është vetëm fundi i fillimit të një rruge drejt BE”. Kështu e ka përshkruar kryeministri Edi Rama këtë ditë historike për Shqipërinë gjatë konferencës së mbajtur në prag të nisjes së negociatave për vendin tonë në Bruksel. Ai tha se duan të ndërtojnë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur dhe demokratik.
“Lufta nga ana tjetër krrijuan një situatë të vështirë. Falenderoj Peten që është sot këtu i pranishëm për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit. Situata është kjo që është dhe është mirë kështu si është. Ne duam të ngremë një Shqipëri europiane dhe të fortë në një Ballkan të hapur dhe të forte”, deklaroi Rama.