Historike: Kosova ngritet për 4 pozita në ranglistën e FIFA-s, s’ndalet për kah rekordi

Fitorja ndaj Suedisë në kualifikimet për botëror vazhdon të sjellë të mira për Kosovën.

“Dardanët” kanë fituar 4 pozita të reja në ranglistën e FIFA. Nga vendi i 95-të ku ishin më parë, tani Kosova renditet në pozitën e 91-të.

Kjo njëkohësisht është renditja më e mirë ndonjëherë për Kosovën.

Poashtu edhe Shqipëria pas rezultateve të mira në shtator është ngritur për dy pozita dhe tani është e 66-ta.