Historike: Kosova e 80-ta në ranglistën e FIFA-s, pozita më e mirë ndonjëherë

Është publikuar ranglista e re e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit, njëherit të fundit të ciklit kualifikues për Botëror, gjithnjë para Play Offit që luhet në mars.

Nga kjo renditje mësohet se Kosova ka prekur vendin e 80-të, pozitë në të cilën nuk ka qenë asnjëherë më parë.

Dhe kjo u arrit falë fitores në Slloveni në udhëtim e barazim me Zvicrën që pozicionohet e 17-ta në po të njëjtën ranglistë.

Tash e sa kohë, Kosova nuk po ndalet së rrituri jo vetëm në renditje, por edhe në mentalitet, pasi me paraqitjet e fundit ka rritur ambiciet e saj.

Përderisa dikur Botërori konsiderohej ëndërr, tash shumë lehtë mund të bëhet realitet, nëse shënojmë dy fitore në marsin e lavdisë./Përmbledhja