Hillary Clinton do të adresohet në Forumin e organizuar nga presidenca e Kosovës

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton pritet të adresohet në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo është bërë e ditur nga presidenca e Kosovës, njëherit organizatore e këtij forumi.

“Kemi nderin e madh që ta kemi Sekretarin e Shtetit, Hillary Clinton për t’u adresuar në Forumin WPS 2024” – thuhet në njoftim.