Hidrodrini: Nënshkruaj kontratën, siguro shërbimin tënd të ujit

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR KONSUMATORËT

Nënshkrimi i kontratës për shërbimet e ujit – Obligim ligjor

Nënshkruaj kontratën – siguro shërbimin tënd të ujit!
KRU ‘Hidrodrini’, njofton të gjithë konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se nënshkrimi i kontratës për shërbimet e ujit është obligim ligjor dhe një garanci për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Ku mund ta nënshkruani kontratën?

Të gjithë konsumatorët të cilërt ende nuk e kanë nënshkruar kontratën, ftohen ta bëjnë këtë në zyrat respective të kompanisë në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sqarim i rëndësishëm:

Nënshkrimi i kontratës nuk nënkupton pranim të borxhit të mëparshëm por është një veprim që rregullon marrëdhënien kontraktuale dhe siguron ofrimin e shërbimeve në përputhje me ligjin.

Me respekt:
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë