Shiu i madh, çarje të thella të tokës në Rahovec

Reshjet e mëdha të shiut që ka rënë në Rahovec dhe fshatrat përreth kanë shkaktuar çarjen e rrugëve dhe tokës.

Faqja lokale RahoPress ka publikuar fotografi nga fshati Nagac i Rahovecit, ku rrugët janë çarë në masë të madhe nga shiu i rrëmbyeshëm.

Reshjet e shiut kanë përmbytur pjesë të qytetit të Gjakovës, Rahovecit, Pejës e Rogovës së Hasit.