“Ose me qef ose me zor”, ngacmohet nxënësja 17-vjeçare afër shkollës në Gjakovë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumicën e rasteve viktima po del të jenë edhe të miturat. Një ndër to është edhe një 17-vjeçare nga Gjakovë, e cila po ngacmohet nga një 23-vjeçar në afërsi të shkollës ku ndjek mësimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të nxënëses, e cila bashkë me prindin ia ka mësyrë Policisë për të raportuar ngacmimet e të dyshuarit.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
HYPERTEA
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës, ku i dyshuari e ka përcjellë vajzën posa ka dalë nga shkolla, e madje edhe e ka kontaktuar në rrjete sociale, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë. Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar të miturën me thirrje dhe mesazhe, duke i kërkuar që të vazhdojmë komunikimin që kishin nisur.

Madje sipas të njëjtave burime, ai edhe e kishte kushtëzuar, se “ose me qef ose me zor do të të marr”. Përballë kësaj situate, vajza ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e raportuar rastin.

Në lidhje me këtë rast, Sinjali mëson se i dyshuari është identifikuar dhe intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për veprën penale “Ngacmim”.