Ish-përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi ka reaguar pasi sot nuk ka pasur marrëveshje në Bruksel mes dy vendeve.
Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ky i fundit ka refuzuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai thotë se Kurti i ka refuzuar dhe idetë e presidentëve demokratë, edhe të atyre republikanë.
Postimi i plotë i Grenell:
Rikujtim. Albin Kurti ka kundërshtuar çdo ide që presidentët e SHBA-ve i kanë dhënë Kosovës. Edhe të presidentëve demokratë, edhe republikaën. Ky është vetëm një fakt.