Kosova është përfshirë nga një mot me shi. Prej dy ditë radhazi reshjet e shiut s’janë ndalur gjithandej vendit duke shkaktuar vërshime të mëdha.
Gjendje e rënduar është parë edhe në Rahovec, në fshatin Sponiq, ku rrugët janë vërshuar plotësisht, derisa banorët janë aktivizuar në përpjekjen për të sanuar situatën.
Pamjet nga atje janë publikuar nga Raho Press.