Po mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, me kërkesën për ndihmë për të hetuar mbi dyshimet për keqpërdorime të mundshme.
Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të kenë një bashkëpunim reciprok.
Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë./IndeksOnline/