Herën e kaluar me Listën Serbe, tash me AAK-në, deputeti goran i bashkohet Grupit Parlamentar të Aleancës

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se partia e tij është e hapur për përfaqësues nga komunitete të ndryshme.

“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po, kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, ka deklaruar Haradinaj.

Subjekti i Hoxhës pati mbetur me pesë deputetë, e sipas rregullores së Kuvendit për të qenë grup parlamentar duhet të jenë së paku gjashtë deputetë anëtarë në të.