Hendboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Finlandën për Euro 2026

Përzgjedhësi i Kosovës në Hendboll, Agron Shabani, e ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.

Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kombëtarja e Hendbollit i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë” – bëhet e ditur në njoftimin e Federatës të Hendbollit të Kosovës në “Facebook”.