Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në vend të Shqipërisë, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken do ta vizitonte Kosovën, nëse Albin Kurti do ta mbante fjalën.
Haziri tha se ‘JO’-ja e Kurtit për dinarin bëri që Blinkeni ta vizitojë Shqipërinë.
Sipas tij pritjet kanë qenë që Blinken pas vizitës në Shkup ta vizitonte Prishtinën.
“Ka qenë vizitë e mirë, është anashkalu Prishtina, unë e di që ajo ka qenë e planifikuar në Prishtinë, me u pas mbajt fjala, me u pas sjellë si burrështetas. Në partneritet edhe kur thuhet JO arsyetohet jo-ja, pranohet. Jam dëshmitar, ka pas situata kur kemi thënë qëndrimi ynë është ky. Tash po mungon pramgatizmi, nganjëherë ka nevojë me u arsyetu qëllimi si një fëmije 7 vjet”, tha ai në Debat Plus.