Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur shqetësimin e tij për marrëdhëniet e vendit me aleatët, specifikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haziri tha në Frontal në T7 se mes Kosovës dhe SHBA-së është krijuar një raport mosbesimi.
Ai tha se Kosova asnjëherë më parë nuk është përballur me një situatë të tillë.
Sjellja e tyre është arrogante. Ende jetojnë në 14 shkurtin e vitit 2021”, tha Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.