Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia që drejton Lumir Abdixhiku është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan dhe në Kosovë.
Këtë e ka thënë Haziri pasi kanë përmbyllur serinë e takimeve nëpër struktura të ndryshme të partisë në Gjilan.
Ai ka thënë se LDK është e gatshme që të marrë përgjegjësi dhe për të bërë rikthimin e madh politik në qytetin e Gjilanit dhe në nivel të Kosovës.
“Kemi mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet.
Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës.
Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejtil”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se përveç kësaj, LDK do ta ktheje besimin tek partnerët dhe do ta forcojë rolin e Kosovës në rajon.
“Përveç tjerash, LDK mund të kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon. Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO.
Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët”, ka shkruar Haziri.