Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaron se edhe ky vit do të jetë i humbur për komunën që dikur e udhëheqi.
Sipas tij, qeverisja aktuale në Gjilan është e regresit.
Ai thotë se “diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin’.
Postimi i plotë
”Edhe ky vit do të jetë i humbur për Gjilanin, mandati poashtu! Këto mendime po i marrim nga qytetarët tanë në çdo vend të komunës së Gjilanit.
Kjo qeverisje e dragradimit dhe regresit në Gjilan, gjilanasve po ua humb projektet e mira e të duhura për qytetin dhe fshatrat tona. Tendenca për të prishur atë që është ndërtuar e ideja për të hedhur pluhur syve tek qytetarët tanë përmes vizatimeve 3D në rrjetet sociale do të ndëshkohet keq. Qeverisja nuk bëhet në Facebook!
Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!
Gjilani nuk e meriton këtë ndëshkim’, ka shkruar Haziri.