Haziri: Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar sot lidhur me raportimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës mbi draft-statutin e fundit mbi Asociacionin. Haziri shprehet se kryeministri Kurti ka treguar se për të është me rëndësi Vetëvendosja dhe jo Republika e Kosovës.

Ai theksoi se partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, është siguruar me Gjykatën Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës, duke detyruar presidentin e Serbisë, Vuçiç, të nënshkruaj, por që – sipas tij – Kurti s’po mundet të arrijë.

Haziri vazhdon duke theksuar se Kurti ka shkaktuar “marrëveshje të përkoshme” dhe ka “amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto.”