Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, për deklaratën e tij lidhur me reformën në drejtësi.
Ajo tha se asnjëherë nuk pret lëvdata nga ai në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend të dite ishte për diskutim pika e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Së pari uroj që Z. Selmanaj nuk i shkon mendja ndonjëherë të më lavdëroj, po e përsëris edhe një herë uroj që Driton Selmanaj nuk i shkon mendja ndonjëherë të më lëvdojë, momentin që më lëvdon e di që nuk i kam punët mirë, uroj që mendja të mos shkojë, ëndërron të bëhesh ministër i Drejtësisë e di që nuk bëhesh, nëse bëhesh ndonjëherë, je i lirë me e bo reformën ashtu si ti konsideron që është e drejtë”.
“Strategjia për sundimin e ligjit është dokument që është mbështetur unanimisht, është një dokument që ka mbështetje të gjerë, kërkon që numri i anëtarëve në KPK të ulet, për këtë arsye kemi nisur reformën për të ulur numrin e anëtarëve të Këshillit, duke qenë që janë zgjedhur shpejtë e shpejtë, ju kujtohen deklaratat Ambasada Amerikane e ka quajtur sistem të prishur, për shkak të mënyrës si janë zgjedhur”, ka thënë Haxhiu.