Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj ndarjeve buxhetore për komunat për vitin 2024.
Ai e ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për diskriminim ndaj rajonit të Drenicës duke i quajtur “Jugonostalgjik”.
Haxhiu tutje ka shkruar se në qeveri janë emra të tjerë por nuk dallojnë në forma dhe veprime si në kohën e Rankoviqit.
Postimi i plotë:
Jugonostalgjikët e ri në Qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës.
Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale.
Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti 2, pasqyron me së miri dallimin dhe diskrimininin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.
Sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit