Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka thënë se ky sulm ka qenë i pritshëm “duke e marrë parasysh qasjen kriminale të Serisë ndaj Kosovës”.
Haxhiu në RTV Dukagjini ka thënë se qëllimi kryesor i këtij sulmin ka qenë aneksimi i veriut.
“Sigurisht, personalisht nuk kam pasur informacione. Kanë qenë të pritshme. Duke pasur parasysh qasjen kriminale të Serbisë ndaj Kosovës. Duke pasur parasysh qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, qëllimi ka qenë aneksimi I veriut. Ka qenë ditë e rëndë. E falënderoj publikisht Policinë e Kosovës, njësitet anti-terror.” – ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka mohuar se ka pasur marrëveshje për t’i lënë të ikin terroristët nga manastiri i Banjskës.
“Kushdo që thotë se ka pasur ndonjë marrëveshje tenton ta zbehë punën e Policisë së Kosovës, ka për qëllim ta njollos Qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje me grupe terroriste dhe as me Qeverinë e Serbisë për ti amnistuar terroristët.” – ka deklaruar Haxhiu.